Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga Bordi që të lirohet nga kjo pozitë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic drejtori i departamentit për marrëdhënie me publikun Menduh Abazi.
“Bordi i Drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt. Gjithashtu bordi ka falenderuar Z.Kiqina për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike’, ka thënë Abazi.
Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e ud e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit Agim Matoshi. Bordi po ashtu ka falenderuar Z.Matoshi për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike.
Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konfromë proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitatë që kanë pasur më heret.
“Gjithashu Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si u.d i Kryeshefit Ekzekutiv Znj.Burbuqe Hana dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit Feim Kelmendi”, tha ai.