Konfiskohen 61 telefona nga Dogana

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësitet e Antikontrabandës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë, brenda së cilës janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se vlera e këtyre telefonave është mbi 14 mijë euro.

“Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kane arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimte dhe me ketë rast janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar.

Reklama e sponzorizuar

E gjithë sasia me vlerë mbi 14,000  mijë €uro është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse”, thuhet në njoftim./Express