Mashtrimi me Bitcoin- Dy vëllezër afrikanë zhduken me 3.6 miliardë dollarë

Dy vëllezër afrikanë janë zhdukur së bashku me 69 mijë kriptomonedhat e tyre Bitcoin, të cilat kapnin vlerën e 3.6 bilion dollarëve apo rreth 5 miliardë lekëve.

Ata nuk janë parë më prej muajsh prandaj edhe çështja për kapjen e tyre ka kaluar në hallka më të specializuara të investigimit policor. Deri më tani ky është edhe mashtrimi më i madh në botën e kriptmonedhave.

 

Fillimi i mashtrimit daton në prillin e vitit të shkuar, në kohën kur Bitcoin ishte në nivelet më të larta të çmimit. Ndërkohë vëllezërit Raees and Ameer Cajee përfituan nga situata dhe njoftonin klientët se ishin bërë pjesë e një sulmi kibernetik dhe se hakerat kishin vjedhur paratë e tyre.

Reklama e sponzorizuar

Kjo gjë shqetësoi menjëherë investitorët, të cilët ngritën akuza ligjore për të nisur një investigim mbi kompaninë. Më pas doli në pah se fondet e klientëve ishin transferuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme duke i bërë ato të pagjurmueshme.

Dy vëllezërit ishin edhe rast suksesi në Afrikën e Jugut, sepse në moshë fare të re kishin themeluar një kompani që vlerësohej në biliona dollarë. Incidenti ka nxitur ligjvënësit të vënë rregulla më të forta në botën e kriptomonedhave./businessmag.al/