Mashtroi duke i marrë 10 mijë euro në emër të bamirësisë, dënohet me 2 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh dhe me 1 vit burgim me kusht një person në Ferizaj, i cili është gjetur fajtor për mashtim.

A.M. akuzohet se nga janari deri në prill të këtij viti, në një fshat në Ferizaj, duke u prezantuar rrejshëm si pjesëtar i FSK-së dhe duke mashtruar se ka mundësi ta ndihmojë në shërimin e V.S. Ai ka prezantuar fatura kinse të një spitali privat, raporton Gazeta Express.

“I pandehuri akuzohet se nga muaji janar 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke vepruar në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-ës dhe duke u paraqitur n mënyrë mashtruese si person qe ka mundësi të ndihmoj në shërimin e B.S. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për ti shkaktuar dëm material te dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke u premtuar se do të ju siguroj fonde për mjekimin e të dëmtuarës B.S”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Reklama e sponzorizuar

Dy gra, të cilat ai i ka mashtruar duke ua marrë 9 mijë e 900 euro.

“Ai e vazhdon lajthimin në atë mënyrë që duke ju paraqitur fatura, kinse të një spitali privat, ju thotë se është shtyrë operimi i të dëmtuarës për shkak të shpenzimeve shtesë, dhe për këtë e nxit të dëmtuarën të jap para në vlerë të përgjithshme prej nëntëmijenëntëqind (9,900) € për shpenzime të ndryshme dhe pastaj duke i gënjyer se operacioni mund të kryhet në Kosovë e jo në Turqi apo Shqipëri, siç ju kishte thënë në fillim të dëmtuarave, me ç’rast i ka dërguar të njëjtat ne një motel në Prizren që të presin thirrjen e një doktori nga Tirana dhe i njëjti më nuk është paraqitur”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e ka obliguar atë që brenda kohës së verifikimit dhe afatit prej 90 ditëve, pas pranimit në formë të shkruar të aktgjykimi, ta kompensojë dënim e shkaktuar palëve të dëmtuara në shumë të përgjithshme prej 9.900 €.

Komunikata e plotë:

Një (1) vit burg me kusht dhe dymijë (2.000) euro gjobë ndaj A.M për mashtrim

Ferizaj, 24 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.M. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja individual i Divizionit Mimoza Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale si në aktakuzë, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i pandehuri në afat prej dy (2) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit nuk kryen vepër penale,si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) euro.

Obligohet i akuzuari që brenda kohës së verifikimit dhe atë afatit prej nëntëdhjetë (90) ditëve, pas pranimit në formë të shkruar të këtij aktgjykimi, të kompensoj dënim e shkaktuar palëve të dëmtuara dhe atë në shumë të përgjithshme prej 9.900 €.

Në rast se i akuzuari brenda periudhës së lartë cekur nuk e përmbush obligimin e tij, dënimi me kusht në kohëzgjatje prej një (1) viti, do të ekzekutohet dhe të njëjtin do ta vuaj pasi aktgjykimi të merr formën e prerë.

I pandehuri akuzohet se nga muaji janar 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke vepruar në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-ës dhe duke u paraqitur n mënyrë mashtruese si person qe ka mundësi të ndihmoj në shërimin e B.S. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për ti shkaktuar dëm material te dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke u premtuar se do të ju siguroj fonde për mjekimin e të dëmtuarës B.S., dhe e vazhdon lajthimin në atë mënyrë që duke ju paraqitur fatura, kinse të një spitali privat, ju thotë se është shtyrë operimi i të dëmtuarës për shkak të shpenzimeve shtesë, dhe për këtë e nxit të dëmtuarën të jap para në vlerë të përgjithshme prej nëntëmijenëntëqind (9,900) € për shpenzime të ndryshme dhe pastaj duke i gënjyer se operacioni mund të kryhet në Kosovë e jo në Turqi apo Shqipëri, siç ju kishte thënë në fillim të dëmtuarave, me ç’rast i ka dërguar të njëjtat ne një motel në Prizren që të presin thirrjen e një doktori nga Tirana dhe i njëjti më nuk është paraqitur.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.