Max Hayden, një banor 16-vjeçar në New Jersey, thuhet se siguroi 1.7 milionë dollarë duke shitur stoqe në internet gjatë pandemisë, përfshirë lojërat video dhe ngrohësit në natyrë.
Në një intervistë për The Wall Street Journal, biznesmeni adoleshent foli për biznesin e tij të shitjeve në internet.
“Shkurt, është një dallim i vërtetë. Ky është kapitalizmi” tha Hayden për “Wall Street Journal”.
Hayden bëri 110,000 dollarë fitim në vitin 2020 duke blerë dhe rishitur çdo gjë, nga video lojërat dhe deri te ngrohësit e jashtëm dhe pishinat mbi tokë, për rreth dyfishin e çmimit me pakicë, sipas të dhënave të shitjeve dhe llogarive të shikuara nga “The Journal”.
Hayden u tregua i shpejtë duke blerë artikuj që mund të dilnin nga stoku gjatë pandemisë dhe t’i shiste tek klientët e gatshëm me çmime të larta. Kjo përfshinte pajisje palestrash dhe prerëse flokësh, të cilat u bënë shum trendi kur u mbyllën palestrat dhe sallonet.
Hayden i kushtoi 40 orë në javë biznesit të tij në internet. Pjesa tjetër e kohës është e rezervuar për studime të shkollës së mesme, tha ai. Ai thuhet se ka stërmbushur garazhin në shtëpinë e tij dhe tani ka marrë me qira një hapësirë magazinash aty pranë. Ai gjithashtu punësoi dy miq për 15 dollarë në orë për të ndihmuar në porosi dhe paketim tha për “The Journal”.
Hayden është një nga shumë konsumatorët nga Gen Z, i përcaktuar nga Pew Research si kushdo që ka lindur pas 1997, që po gjejnë mënyra të reja për të fituar para në internet.
Shumë nga këta konsumatorë të rinj, përfshirë Hayden, po rishesin artikuj në faqe të tilla si Amazon ose Facebook Marketplace ose në aplikacione të rishitjes si StockX, Depop dhe Goat.
Depop më parë i tha Insajderit se disa nga përdoruesit e saj të rinj po fitonin deri në $300,000 në vit duke shitur veshje të dorës së dytë në aplikacionin e tyre, duke u mundësuar atyre që të blinin shtëpi dhe makina para se të kishin mbushur moshën universitare.