Miliarderët që humbën 15.5 miliardë dollarë nga kriptovalutat për nëntë ditë

Humbësi më i madh ndër miliarderët e zgjedhur nga “Forbes” është Sam Bankman-Fried, 29-vjeçari që ka themeluar kompaninë e tregtimit me kriptovaluta, “Alameda Research”

“Lehtë vijnë e lehtë shkojnë”. Pas ngritjes së çmimit të monedhës digjitale Bitcoin në mbi 59 mijë dollarë në mesnatën e 10 majit, nisi një rënie dramatike, prej 36 për qind për nëntë ditë.

E 12 personave që u bënë miliarderë me kriptovaluta, rënia u kushtoi shumë.

Reklama e sponzorizuar

Sipas përllogaritjeve të “Forbesit”, këta miliarderë, të cilët ndërtuan pasurinë përmes kriptovalutave, humbën 15.5 miliardë dollarë, me pasurinë e përgjithshme që ra nga 62.3 miliardë në 46.8 miliardë dollarë të mërkurën.

Bitcoin ka pasur një qarkullim të jashtëzakonshëm kohëve të fundit me rënie deri 30 mijë dollarë e rikthim në 38 mijë. Një vit më herët, një BTC kishte vlerën e vetëm 9700 dollarëve.

Humbësi më i madh ndër miliarderët e zgjedhur nga “Forbes” është Sam Bankman-Fried, 29-vjeçari që ka themeluar kompaninë e tregtimit me kriptovaluta, “Alameda Research”. Nga 16.7 miliardë dollarë më 10 maj, ai ra në 11.5 miliardë të mërkurën.

Lista e miliarderëve që pësuan më së keqi:

Sam Bankman-Fried nga 16.7 miliardë në 11.5 miliardë dollarë.

Brian Armstrong nga 9.8 miliardë në 8.3 miliardë dollarë.

Chris Larsen nga 6.9 miliardë në 5.6 miliardë dollarë.

Jed McCaleb nga 6 në 4.4 miliardë dollarë.

Tyler & Cameron Winklevoss nga 3.8 në 2.9 miliardë dollarë.

Fred Ehrsam nga 3.4 në 2.9 miliardë dollarë.

Michael Saylor nga 3.3 në 1.8 miliardë dollarë.

Matthew Roszak nga 2.8 në 1.7 miliardë dollarë.

Barry Silbert nga 2.1 në 1.8 miliardë dollarë.

Tim Draper nga 1.8 në 1.1 miliardë dollarë.