Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se me rishikimin e buxhetit për këtë vit do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro.
“Pas përfundimit të kornizës afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2022-24 MF ka finalizuar përgatitjet për rishikim të buxhetit për vitin 2021. Nëpërmjet rishikimit të buxhetit qeveria synon mposhtjen e pandemisë, si dhe prioritet tjetër është adresimi i rimëkëmbjes ekonomike që duhet të pasojë pas pandemisë”.
“Të gjithë treguesit tregojnë për një rikuperim më të ndjeshëm, të hyrat buxhetore kanë treguar rezultate të kënaqshme dhe jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes, buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro”.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar mbështetje financiare prej 4.6 milionë euro për blerjen e dronëve.
“Përmes ministrisë së Mbrojtjes nevoja e jon për ngritjen e kapaciteteve për inteligjencë, kemi bërë kërkesë për blerjen e dronit dhe kosto e ofertës është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë”.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shtruar çështjen e blerjes së teksteve mësimore për nxënësit, raporton Ekonomia Online.
Kërkesë prej 15 milionë euro ka pasur edhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, për shkak të gjendjes së rëndë siç thotë ai që ndodhet kjo ministri.
Kundër kësaj pike ka votuar ministri Goran Rakiq.