Myftnia e Shkupit del me qëndrim: Bitcoin është haram

Myftnia e Shkupit ka dalë me një qëndrim në lidhje me monedhat virtuale.

Në njoftim thuhet se të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike ngase konsiderohen si “haram”.

Njoftimi:

Reklama e sponzorizuar

Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre?

Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore.

Në vazhdim, do të paraqesim emrat e disa dijetarëve dhe intitucioneve relevante në lidhje me qëndrimin e Islamit, respektivisht, dispozitën e Sheriatit Islam, të cilët janë të mendimit se, përdorimi i këtyre monedhave është i ndaluar (haram);

1. Departamenti (Zyra) për Çështje Islame dhe Veprimtari të Mirë, pranë qeverisë së (Imares – Principatës) Dubait, nr. i fetvas: 69053, data: 31.30.2020.

2. Komisioni i Përgjithshëm për Çështje Islame dhe për Vakëf, Imaratet Arabe të Bashkuara, nr. i fetvas: 131131, data: 24.02.2021.

3. Unioni Botëror i Dijetarëve Mysliman, Katar. Prononcim i Sekretarit të Përgjithshëm (Gjeneral) të këtij unioni, Dr. Ali Karadagi, në Al-Xhezira Mubashir, data: 27.02. 2021. Ku në mënyrë të detajuar sqaroni shkaqet e ndalimit të këtyre monedhave.