Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave në Kinë ka paralizuar një industri që zë thuajse gjysmën e prodhimit botëror të bitcoin, ndërkohë që të ashtuquajturit minatorë po braktisin makineritë e tyre dhe po kërkojnë të zhvendosen në vende si Teksasi apo Kazakistani.
Operatorët e fermave të prodhimit të kriptovalutave në Sichuan, thonë se shumë prodhues po dalin nga biznesi për t’iu përputhur rregullave qeveritare dhe se makineritë po shiten për “skrap”.
Qeveria lokale e Sichuan, që është qendra e dytë më e madhe e prodhimit të Bitcoin në Kinë, pas Xinjiang, lajmëroi një ndalesë për krijimin e kriptovalutave një javë më parë. Këshilli Shtetëror i kinës premtoi të gjurmojë tregtimin dhe prodhimin e bitcoin në fund të muajit Maj, në përpjekje për të frenuar rreziqet financiare, pasi mania botërore e bitcoin ringjalli tregtimin spekulativ në Kinë.
Autoritetet kineze thonë se kriptovalutat ndërprenë rendin ekonomik dhe lehtësojnë transferimet e aktiveve të jashtëligjshme dhe pastrimin e parasë.
Bitcoin ra poshtë 30,000 dollarë këtë javë, më pak se gjysma e majës së arritur në Prill, ndërkohë që investitorët janë shqetësuar për ndërprerje në tregun gjigant. Prodhuesit lokalë në kinë thonë se nuk mund të luftosh dot me partinë komuniste të kinës.
Sipas vlerësimeve, ndalimi i kriptovalutave në Kinë mund të bëjë që thuajse 90% e minierave në vend të bëhen offline.
Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera krijohen nga kompjutera me kapacitet të lartë, që zgjidhin ekuacione matematikore, në një proces që përdor rëndë energjinë elektrike. Shumica e prodhuesve në kinë po fikin kompjuterat dhe po i shesin. Analistët thonë se mbyllja në kinë është përfituese për operacionet në botë menjëherë. /Scan tv/