Në vjeshtë Shqipëria do të nisë tregtimin e energjisë elektrike përmes bursës së përbashkët me Kosovën, Alpex.
Bursa e energjisë në pritet të nisë punën për ndërtimin e platformës së shitjes së energjisë në fund të korrikut, dhe menjëherë pas përfundimit të sistemit të ri do të jetë gati për të tregtuar energjinë elektrike.
Energjia do të tregtohet me dy sisteme; në avancë për kontrata shërbimi afatgjata dhe brenda ditës për të mbuluar nevojat ditore të kompanive të ndryshme.
Kjo do të jetë hera e parë në Shqipëri që energjia elektrike do të tregtohet në kohë reale dhe me çmime të dukshme, ndërsa pritet që në të ardhmen në këtë treg të ketë pjesëmarrës edhe nga shtete të tjera.
Këshilli i Ministrave atje i dha formë për herë të parë krijimit të tregut të kapitaleve të energjisë në maj të vitit 2019, ku zotëruese me 35% të aksioneve është shteti përmes kompanisë OST dhe % të aksioneve janë në zotërim të KOSTT të Kosovës.
Historia e krijimit të bursës së energjisë daton që në vitin 2005 në Athinë ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan memorandimin me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, ndërsa themelimi u bë në fund të vitit të shkuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë mes operatorëve të të dy vendeve.
Bursa do të tregtojë energjinë elektrike në kohë reale dhe transparente duke i sjellë efiçencë sistemit dhe kursim të parave kompanive publike në këtë treg. /Tv Klan/