Ministria e Zhvillimit Rajonal ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga programet: Programi Për zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB 2021) dhe Programi për Rimëkëmbje Ekonomike (PRE M15), raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka thënë se nga ky projekt kanë përfituar 153 biznese që pritet të punësojnë 353 punëtorë.
Ai ka bërë të ditur se ndihmë ministrisë për realizimin e projektit i ka ofruar BERZh-i dhe UNICEF-i.
“Janë gjithsej 153 përfitues të cilët do të krijojnë afër 353 vende të reja të punës. Kjo është bërë në bashkëpunim me BERZh dhe UNICEF gjatë tre muajve të ardhshëm për të financuar këta punëtor të rinj”.
“Ka me pas trajnime për përfituesit praktikantë të cilët do të jenë pjesë e këtij projekti”, është shprehur ai.
Poashtu Damka njoftoi se projekti në fjalë do të kushtojë rreth 1 milion e 500 mijë euro, raporton EO.
“Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë me këso projekte me të cilat besojmë se do të zhvillojmë ekonominë dhe do të krijojmë vende të reja të punës Gjithsej ky projekt bashkë me start-up llogaritet të kushtojë 1 milionë euro”, ka përfunduar ai.