Nesër një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

Një pjesë e Prishtinës të hënën mund të mbesin pa ujë për shkak të punimeve elektrike nga KEDS-si.

KRU Prishtina ka njoftuar se zonat që mund të afektohen nga këto punime janë: Lagjet ” Taslixhe”, ” Mati”, ” Sofalia”,” Zllatari”,” Zona Qendër dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes Bregu i Diellit, rruga e ” Bledit” dhe rruga ” Isa Kastrati” , në Prishtinë.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 7 qershor 2021, e hënë KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht implementim të punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë. Punimet do zgjasin nga ora 09:00- 18:00”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”.

Reklama e sponzorizuar