Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës, në vazhdën e investimeve në fushën ambientale pritet të nis një prej projekteve të rëndësishme, atë të ndërtimit të impiantit, i cili do të shërbej si masë sekondare për zvogëlimin e NOX-it nga kaldajat e njësive B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B dhe vlera e ndotjes pritet të jetë brenda standardeve dhe direktivave të lejuara të Bashkimit Evropian.

Ky projekt është mbështetur nga fondet e BE-së dhe do të ketë rëndësi të madhe për mjedisin dhe banorët.

Bazuar në planin e parashikuar për investime, me përfundimin e këtij projekti niveli i ndotjes do të bie dukshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Për zvogëlimin e ndotjes së ambientit, gjegjësisht zvogëlimin e emetimit të NOX-it nga Termocentrali Kosova B, parashihet të merren dy lloj masash; masat primare dhe masat sekondare. Me masat primare parashihet që me ndihmën e prurjes së ajrit përmes kanaleve UFO të bëhet oksidimi i prezencës së azotit në procesin e djegies në kaldaja të Termocentralit Kosova B, ku vlera e NOX-it që tani sillet prej 500 deri në 600 mg/Nm3 (miligram për metër kub), tentohen të zvogëlohen nën 250 mg/Nm3. Kurse, përmes këtij impianti, i cili përdor urean në gjendje të lëngët në formë të injektimit, tentohet të zvogëlohet NOX-i prej 250 nën 200 mg/Nm3”, ka thënë Jonuz Saraçi, u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B.

Për këtë qëllim, KEK-u do të organizoj një debat me qytetarë.

“Korporata Energjetike e Kosovës, gjegjësisht Termocentrali Kosova B me datë 22.06 do të organizoj një debat publik për të diskutuar raportin e vlerësimit mjedisor të këtij impianti, kështu që i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masovikisht për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim”, ka thënë tutje u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B, Jonuz Saraçi.

Me përfundimin e këtij impianti dhe investimeve të tjera që pritet të konkretizohen në tri vitet e ardhshme, do të mundësohet funksionimi i Termocentralit Kosova B edhe për 20 vite të tjera, duke respektuar standardet më të larta të BE-së.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

Join Zoom Meeting

https://us04web.zoom.us/j/3551128793…

Meeting ID: 355 112 8793

Passcode: 6q1it2