Karakteristika të tilla si marrja përsipër e rrezikut dhe të menduarit në mënyrë inovative kanë sjellë sipërmarrës të njohur në qendër të vëmendjes së publikut. Aq më tepër, njerëzit kanë shfaqur një interes të madh në aspekte të ndryshme të jetës së tyre, përfshirë edhe pasurinë e tyre.
Në pozitën e dytë renditet pronari kontrovers i Tesl Elon Musk, i cili merr është kërkuar rreth 779,000 herë në të gjithë botën në internet. Shefi i Facebook, Mark Zuckberg renditet në vendin e katërt me një mesatare prej 125,000 kërkimesh globale në internet në muaj për ‘pasurinë neto të Mark Zuckberg’.
Sipërmarrësit sportivë gjithashtu renditen në 10 vendet e para, ku presidenti i (UFC) Dana White renditet në vendin e shtatë me një mesatare prej 74,000 kërkimesh globale në internet çdo muaj për ‘pasuria e Dana White’, ndërsa themeluesi i Barstool Sports Dave Portnoy renditet në pozitën e nëntë me mesatarisht 70,000 kërkime në internet çdo muaj për ‘Pasurinë neto të Dave Portnoy’
Metodologjia:
MoneyTransfers.com futi termin kryesor të kërkimit në internet ‘vlera neto’ në bazën e të dhënave të Ahrefs për të përcaktuar se për të cilët individë njerëzit kërkojnë më shumë në internet për të zbuluar vlerën neto të tyre.
Pasi rezultatet kryesore të kërkimit në internet në lidhje me termin kryesor të kërkimit në internet ‘vlera neto’ u krijuan nga baza e të dhënave Ahrefs, emrat nga lista që konsideroheshin si “sipërmarrës” nga MoneyTransfers u përpiluan, dhe 10 sipërmarrësit me kërkimet më të larta në internet në muaj u paraqitën në tabelën përfundimtare të të dhënave.
Të gjitha vëllimet e kërkimit në internet në këtë hulumtim përfaqësojnë kërkime globale mujore në internet dhe të gjitha shifrat e vëllimit të kërkimit në internet në hulumtim janë mesatare. Shifrat e paraqitura në kolonën ‘vlera e vlerësuar neto’ janë mbledhur nga burime të ndryshme me reputacion në internet dhe të janë vlerësime në lidhje me vlerën e tyre financiare neto përkatëse. /businessmag.al/