Përveç bllokimit të lejeve, rriten me 50% taksat për plazhin në jug

Pas bllokimit të lejeve të stacioneve të plazheve, për menaxhimit të plazheve nga bizneset e vogla, pushtetet vendore në jug të Shqipërisë, si bashkia e Himarës ka rritur edhe çmimet e shfrytëzimit të hapësirës në plazhe.  

Disa ditë më parë Gazeta “Shqip” tregoi mënyrën se si po bllokohen bizneset e vogla për shfrytëzimin e stacioneve të plazhe nga portali shtetëror e-Albania, duke mos ia lëshuar lejen përkatëse. Kjo ngriti aludimin se veprimi ndërmerret për shkak të favorizimit katër resorteve në të ngritura përgjatë vijës bregdetare në jugun e Shqipërisë. Ndërsa  sot vihet re që bashkia e Himarës i ka rritur ndjeshëm çmimet e taksës për shfrytëzimin e hapësirës në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërsa sot është data 20 qershor, lejet e stacioneve të plazheve nuk janë lëshuar ende, biznesen ndodhen përballë faktit e shtrenjtimit të tarifës së shfrytëzimit të hapësirës, në një kohë kur situata bllokuese e krijuar nga pandemia duhej të pasohej me një aplikimin e një barrë fiskale më lehtësuese.

Reklama e sponzorizuar

Sipas dokumenteve dhe faturave që disponon Gazeta “Shqip”, bizneset e vogla detyrohen të paguajnë për hapësirën e shfrytëzimit së plazhit 750 lekë për metër katrorë, ndërsa në kohë normale kjo tarifë ishte 525 lekë/m2. Kjo rritje me 50% të vlerës, shkakton një goditje tjetër për biznesin i cili ka vuajtur pasojat afatgjata të krizës së pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu për të njëjtën hapësirë e përcaktuar në hartë me numra të ndryshëm, ku për efekt identifikimi detyrohet që i njëjti biznes ( me të njëjtin NIPT) të paguajë dy herë të njëjtat taksa që  aplikon bashkia (për ndriçim, gjelbërim etj). Një tjetër problem është mënyra selektive e dhënies së lejeve të ngritjes dhe shfrytëzimit të stacioneve të plazheve.

Shumë subjekte që po i nënshtrohen rregullave të përcaktuara nga ministra e Turizmit për stacione plazhi, por ato po përballen pandershmëri, pasi biznese të tjera, pa asnjë lloje leje, po ushtrojnë aktivitetin e tyre pa asnjë lloj problemi.

Si rregull tarifat e taksat për pjesën e stacionit të plazhit paguhen për 6 muaj, dhe realisht shfrytëzohen 2 muaj. Sot është data 20/06/ dhe akoma nuk janë miratuar lejet e plazhit. Ndërsa i gjithë bregdeti jugor shqiptar, pjesa e cilësuar si perla e Shqipërisë, ka mbetur pa  stacionet e plazheve, duke mos i ofruar turistëve shërbimet më minimale, një çadër dhe një shezllon.