Presidenti i El Salvador i ofron çdo qytetari kriptovaluta falas në vlerë prej 30 dollarëve

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka paralajmëruar se do t’ju ofroj kriptovaluta në vlerë prej 30 dollarëve çdo qytetari, që lajmërohet dhe është i gatshëm të përdor këtë valutë digjitale, shkruan Bloomberg.

Qeveria do të krijoj monedhën e saj digjitale të quajtur Chivo që në gjuhën urbane do të thotë “cool”. Paratë do t’i deponohen në llogari çdo qytetari që e pranon “chivon” si valutë dhe regjistrohet si përdorues në telefonin e tij me numër të letërnjoftimit, transmeton Telegrafi.

E kjo ofertë pritet të hyjë në fuqi nga 7 shtatori. Bukele beson se me këtë lëvizje do ta shndërroj El Salvadorin në një destinacion atraktiv për investitorët.

Reklama e sponzorizuar

Parlamenti i shtetit në Amerikën Qendrore në fillim të muajit ka miratuar ligjin me të cilën bitcoin bëhet valutë zyrtare, që mund të shfrytëzohet për pagesa të ndryshme.

Kjo do të thotë se përveç tjerash, çmimet në këtë vend mund të konvertohen në bitcoin, dhe se të gjitha pagesat e komunalive të kryhen përmes valutës digjitale.