Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të miratohet Ligji për Lotarinë.
Ata do të mbajnë sot një protestë duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka thënë se protesta do të fillojë nga ora 11:00.
Në njoftimin për protestë të Lotarisë thuhet se punëtorët s’kanë marrë pagë që një vit dhe se përkundër premtimit të Qeverisë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, një gjë e tillë s’ka ndodhur.
“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”.