Një tjetër punëtor tha se në 40% të shtretërve në hotelin luksoz ku ai punonte kishte vdekur dikush.
Mijëra punonjës të cilët kanë punuar në hotele në të gjithë botën kanë folur hapur për atë që ndodh vërtet pas dyerve të mbyllura të hoteleve luksoze me pesë yje, si dhe ndanë historitë e tyre të tmerrshme, shkruan DailyMail.
Nga klintët e gjetur të vdekur në shtrat (për shkak të moshës ose ndonjë sëmundje), e deri te arsyeja pse pushuesit e një hoteli duhet të shmangin përdorimin e gotave që gjenden në dhomë, transmeton lajmi.net.
“Asnjëherë mos u besoni gotave në dhoma. Shërbyesit e dhomës janë aq të kufizuar në kohë saqë do të pastrojnë gotat me të njëjtat lecka që pastrojnë dhe banjën, pasi qëllimi i tyre është që dhoma të duket e pastër,‘ -u shpreh një punonjës, i cili ka punuar në një nga hotelet më të njohura në botë.
Një tjetër punëtor tha se në 40% të shtretërve në hotelin luksoz ku ai punonte kishte vdekur dikush.
‘Në disa vende ka një mundësi të arsyeshme që dikush mund të ketë vdekur në shtratin tënd. Padyshim që ajo ndryshon nga lloji i hotelit dhe klientelës, por në disa vende ndodhnin vdekje çdo javë – jo se hoteli është i pasigurt, por mund të ketë shumë njerëz të moshuar”– tha ai.
Punonjësi tha se e vetmja gjë që ai nuk e kishte parë kurrë të ndodhte në hotelin e tij ishte që shërbëtoret të vidhnin gjërat personale të klientëve.
Një zbulim tjetër tronditës për të cilin kanë folur janë prania i çimkave (insekteve që mbajnë aromë të keqe) në çdo hotel.
“Ju mund të paguani 5 mijë dollarë në natë, por bagazhet janë në lëvizje. Për t’i shmangur çimkat, kurrë nuk duhet të vendosni bagazhet tuaja në shtrat.”
Kur të arrini, mbani dritat e fikura, vendosni bagazhet në banjë dhe pastaj bëni një pastrim të përgjithshëm të çarçafëve dhe jastëkut,”- tha një prej punonjësve.
Çimkat shpërndahen kur ka dritë. Nëse gjeni një të tillë, keni të drejtë të kërkoni një dhomë tjetër.