Qeveria emëron bordet e përkohshme në dy ndërmarrje publike

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme, ka shqyrtuar dhe miratuar projektpropozimin për emërimin e dy Bordeve të reja të Përkohshme në dy ndërmarrjet publike, KRU Prishtina dhe në atë “Ibër Lepenci”.

Nora Tarfashiku u zgjodh kryesuese e Bordit të “KRU Prishtina”, kurse anëtarë u zgjodhën Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri.

Ndërkaq emrat e përzgjedhur për drejtues të Bordit të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci” janë: Hajrije Morina si kryesuese, kurse anëtarë u zgjodhën Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar