Raporti i DASH-it: Kosova i përmbush kriteret për tranaparencë fiskale

Raporti për Transparencë Fiskale i Departamentit të Shtetit (DASH) e ka listuar Kosovën në mesin e vendeve që ka përmbushur standardet minimale në transparencë dhe besueshmëri.

Kjo është bërë publike në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Kosovë përmes një njoftimi në “Facebook”.

Reklama e sponzorizuar

“Transparenca fiskale promovon prosperitetin dhe përfshirjen ekonomike, ndërton besimin në treg dhe mbështetë rimëkëmbjen ekonomike.  Në Raportin e Transparencës Fiskale 2021, Kosova ka përmbushur standardet minimale në transparencën, besueshmërinë dhe disponueshmërinë e buxhetit”, thuhet ndër tjera në këtë postim.

Më poshtë linku i raportit të DASH-it mbi Transparencën Fiskale në Kosovë:

https://www.facebook.com/127665510592946/posts/6464420980250669/