Shumë punjënjës tani do të hezitojnë të heqin dorë nga këto përfitime, ndërsa vendet e punës po fillojnë të rihapen…
Ndërkohë që përqindja e të vaksinuarve rritet dhe numri i rasteve të të infektuarve po ulet në shumë vende të botës, kompanitë po përgatiten për jetën post-pandemi.
Në shumë raste, kjo sjell rikthimin e punonjësve në zyrë. E nëse rikthimi te modeli i punës para-pandemisë mund të jetë menduar i sigurt në fillim të pandemisë, gjërat kanë ndryshuar në 16 muajt e fundit, pasi shumë punonjës kanë shprehur një lloj interesi për një model pune më elastik.
Sipas një sondazhi të YouGov te punonjësit në distancë në SHBA, mungesa e udhëtimit për në punë është avantazhi më i dukshëm i punës nga shtëpia. Oraret fleksibël dhe mundësia për t’u veshur në mënyrë informale janë renditur në krye të listës, duke vijuar me mundësinë për të bërë punë të thjeshta gjatë orarit të punës dhe për të kaluar më shumë kohë me familjen
Në tërësi mund të thuhet se shumë punonjës përqafuan një situatë të re dhe tashmë nuk duan të heqin dorë nga liritë e tyre e re. E ndërkohë që shumë drejtues do të parapëlqenin sigurisht të ktheheshin te modeli i vjetër, në këtë pikë, të fusësh xhindin në shishe duket thuajse e pamundur.