Sa para dërgoi diaspora në Kosovë për tre muajt e parë të këtij viti?

Diaspora shqiptare, pavarësisht pandemisë COVID-19, ka vazhduar të dërgojë para në drejtim të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës, del se gjatë tremujorit të parë të 2021-së mërgimtarët ka dërguar 55.6 milionë euro më shumë sesa viti 2020.

Vlen të theksohet se në këtë periudhë në vendin tonë u sollën 242.9 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 187.3 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Nga ana tjetër, vlera më e lartë brenda tremujorit e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit mars me 96.8 milionë euro.

Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.