Si të përfitojmë kur vlera e Bitcoin bie?

Kriptovalutat po fitojnë vrull dhe nuk kanë gjasa të ndalen së shpejti. Shumë kompani i mundësojnë ato si një mënyrë pagese, por gjithashtu zhvillojnë edhe kriptovalutat e tyre, gjë që ka rritur popullaritetin e kompanisë dhe industrisë së kriptos.

Nga ana tjetër, industria e kriptos karakterizohet nga një lëkundje e madhe e çmimeve. Kjo karakteristikë e kriptovalutave nuk duhet të merret si disavantazh, por ekskluzivisht si avantazh, sepse në tregun modern financiar mund të përfitohet si nga rënia, ashtu edhe nga rritja e vlerës së këtyre monedhave.

Kriptovalutat janë një mjet i ri investimi, paqëndrueshmëria e të cilave mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të bërë një fitim. Ne shohim çdo ditë ndryshime, shpesh të papritura në tregjet financiare, të cilat favorizojnë të gjithë ata që duan të arrijnë rezultate më të larta në tregti.

Reklama e sponzorizuar

Rënia e Bitcoin

Bitcoin është kriptomonedha më e vjetër dhe më e vlefshme në botë, por nuk është imune ndaj ndryshimeve dhe lëkundjeve në treg. Qëkurse Kina vendosi një regjim të ri sanksionesh kundër monedhës çmimi i BTC pësoi një nga rëniet më të mëdha. Ka dy arsye për rënien e çmimit të Bitcoin. Së pari, Pekini ndaloi bankat dhe kompanitë të sigurojnë shërbime në lidhje me transaksionet e kriptovalutave, gjë që çoi në një rënie të çmimit nën 34,000 dollarë.

E dyta ndodhi vetëm një javë më parë, kur Elon Musk tha se Tesla nuk do ta pranonte Bitcoin si një mjet pagese për shkak të shqetësimeve mjedisore, gjë që çoi gjithashtu në një rënie të çmimit të kriptovalutës me rreth 10%.

Në mesazhin e tij të fundit, ai i zbuti tonet duke thënë se në të ardhmen ky vendim mund të rikonsiderohej gjë që lëkundi tregun e Bitcoin edhe një herë.

Si të përfitoni nga rënia e Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera?

Ndërsa tregtarët patjetër që mund të fitojnë para duke blerë kriptovaluta kur çmimi bie dhe duke i shitur kur ato rriten, proçesi mund të kërkojë kohë. Opsionet e tregtimit janë gjithashtu shumë të kufizuara sepse ata nuk mund të shkurtojnë (short sell) ose tregtojnë kur bëhet fjalë për tregtinë e zakonshme të kriptove.

Avantazhi kryesor i tregtisë së kriptovalutave CFD, është se ajo i lejon tregtarët që potencialisht të bëjnë para duke parashikuar saktë edhe nëse çmimi i kriptovalutës do të rritet por edhe nëse ai do të bjerë. Përveç kësaj, në këtë mënyrë tregtarët mund të përdorin leva financiare për të rritur ndjeshëm fitimin e tyre të mundshëm.

Avantazhi i dytë është që kur tregtohet me CFD, tregtarët nuk i posedojnë kriptovalutat por ata mbështeten tek lëvizjet e çmimeve të tyre. Kjo do të thotë që ju mund të tregtoni lirisht me kriptovalutë sepse këtu nuk ka rrezik që hakerat të futen në portofolin tuaj dhe të përdorin fondet që nuk u përkasin atyre.

Duke pasur parasysh të gjitha sa më sipër, ky mund të jetë momenti për të konsideruar tregtinë me CFD.

Nëse dëshironi të filloni të tregtoni tani, ju mund të regjistroheni këtu, ndërsa për më shumë informacion mund të shkruani ose kontaktoni dhe një nga menaxherët e Limit Prime Securities do t’ju asistojë.