Tesla do të blejë $1 miliard në vit lëndët e para për bateritë e makinave nga Australia

Tesla deklaroi se do të blejë më shumë se 1 miliardë dollarë në vit  lëndë të para për bateritë nga Australia, për shkak të industrisë së qëndrueshme të minierave të vendit dhe praktikave të përgjegjshme të prodhimit.

Robyn Denholm, kryetarja e bordit të kompanisë tha se Australia, që është e pasur me minerale të përdorura për bateritë, si litiumi dhe nikeli, pritet të përfitojë nga zgjerimi i zinxhirit të furnizimit për bateritë e makinave elektrike  dhe energjia e gjelbër.

“Presim që shpenzimet tona në mineralet australiane të rriten në mbi 1 miliardë dollarë në vit, për të ardhmen e afërt”- tha Denholm, një australiane, ndaj Këshillit të Mineraleve të Vendit.

Reklama e sponzorizuar

Tesla përdor deri më tani ¾ e stokut të litiumit nga Australia dhe mbi 1/3 e nikelit, sipas Denham, pa specifikuar të dhëna monetare.

Ajo shtoi se kompanitë australiane të minierave kanë reputacion të mirë, ekspertizë dhe profesionalizëm. Deklarata është një linjë me një politikë të re që pritet nga presidenti Joe Biden,  që kompanitë të mbështeten tek vendet aleate për pjesën më të madhe të metaleve për makinat elektrike.

SHBA do përqendrohet më vonë në procesimin e këtyre metaleve brenda vendit, duke i kthyer në pjesë për bateri.  Australia, së bashku me Kanadanë dhe Brazilin, janë ndër vendet që pritet të përfitojnë./Scan tv/