Bëhet ndryshimi i vendimit për propozimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të ZRRE-së

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e propozimit të kandidatëve për kryesues dhe anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që i është dërguar Kuvendit nga mbledhja e parafundit.

Me plotësim ndryshimin e këtij vendimi, në vend të kandidatit të propozuar për anëtar të Bordit të ZRRE-së, Vehebi Sofiu është propozuar Astrit Saraqini.

Megjithëkëtë, Sofiu sipas vendimit 08/19 të datës 14.07.2021, vazhdon të jetë kandidat i propozuar nga Qeveria për kryesues të këtij Bordi.

Reklama e sponzorizuar

Vendimi do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendit dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.