Shkalla e papunësisë në Eurozonë ka rënë në 7.9 përqind gjatë muajit maj, kur masat kundër COVID-19 u lehtësuan.
Sipas të dhënave të Zyrës evropiane të Statistikave, papunësia e rregulluar sezonale në BE, e cila në prill qëndroi në 7.4 për qind, një muaj më vonë ra në 7.3 për qind.
Shkalla e papunësisë në Eurozonë, e cila një muaj më parë ishte 8.1 për qind, ra në 7.9 për qind në maj.
Në nivelin shtetëror, papunësia në maj ishte 15.3 për qind në Spanjë, 10.5 për qind në Itali, 7.5 për qind në Francë dhe 3.7 për qind në Gjermani.
Në maj, numri i të papunëve në BE ishte 15.27 milionë, nga të cilët 12.79 milionë ishin në Eurozonë.
Po ashtu, është vërtetuar se në maj numri i personave të papunë nën moshën 25 vjeç në BE ishte 2.97 milionë ndërsa në Eurozonë 2.4 milionë. /Telegrafi/