Plani i kartave të kreditit që zgjidhni mund të ketë ndikim të madh në buxhetin tuaj. Ja një udhëzues për t’ ju ndihmuar të zgjidhni planin e duhur të kartave të kreditit në Zvicër
Varësisht nga karta e kreditit që zgjidhni mund të ketë një ndikim të madh në buxhetin tuaj, transmeton albinfo.ch.
Faqja zvicerane për krahasimin e produkteve online Moneyland.ch shqyrtoi me kujdes 162 karta gjatë një periudhe dyvjeçare me qëllimin për të përcaktuar se cilat karta krediti ishin më të lira dhe më të shtrenjta në Zvicër.
Studimi tregoi ndryshime të mëdha midis kartave, me disa karta që ju kursejnë qindra franga në vit.
Rezultati: Nëse jeni përdorues i rastit, mund të kurseni gati 550 franga në dy vjetët e para, duke zgjedhur kartën më të lirë të kreditit.
Përdoruesit e shpeshtë mund të kursejnë më shumë se dyfishi i asaj – 1,200 franga – duke kaluar në një kartë më të lirë.
Karta e kreditit American Express Cashback e Swisscard është fituesi i madh, që del në krye si për përdoruesit e shpeshtë, ashtu edhe për përdoruesit e rastit, transmeton albinfo.ch.
Ajo sjell rreth 10 franga gjatë dy vjetëve për përdoruesit jo të shpeshtë, falë sistemit të pikëve të bonusit.
Me të gjitha kartat e tjera të përdorura në studimin e krahasimit, përdoruesit paguajnë shtesa, për shembull, për tarifat vjetore.
Moneyland thekson, megjithatë, se këto rezultate varen fuqimisht nga përdorimi i kartës.
Shërbimi i krahasimit përcakton një përdorues të rastit si dikush që blen 200 franga në muaj në Zvicër dhe shpenzon pak më pak se 1000 euro në vit jashtë vendit me kartën e tij.
Coop Supercard (Visa ose Mastercard) është në vendin e dytë, që kushton më shumë se 70 franga gjatë dy vjetëve, me kthimin e parave prej rreth 23 frangash.
Në total, karta kushton 47 franga gjatë dy vjetëve, ose më pak se 2 franga në muaj.
Karta e kreditit Ikea Family, e lëshuar nga Cembra Money Bank, vjen e treta në renditje, e ndjekur nga Mastercard Cumulus i Migros.
Nga ana tjetër, Visa dhe Mastercard i Postfinance janë në vendin e 10-të. /Albinfo.ch
Për më shumë detaje, klikoni në linkun më poshtë: