Viti 2020 ishte një sfidë për të gjithë ne, duke vënë në pikëpyetje sigurinë tonë shëndetësore, sociale dhe ekonomike, Që në momentin e mbylljes në karantinë, secili nga ne pyeti veten, “kam buxhet mjaftueshëm për të përballuar këtë krizë?”.
E në fakt nuk është vetëm kjo situatë. Momentet, kur secilit prej nesh i vihet në pikëpyetjë siguria ekonomike, janë të shumta. Prandaj, rëndësia e përgatitjes së një buxheti personal është mjaft e nevojshme.
Për të përgatitur një buxhet, është sfidë më vete, pasi pagat janë në një nivel të tillë, që nuk të lënë shumë hapësirë për të menaxhuar. Nëse do marrim një shembull të pagës mesatare, është një tregues statistikor jo shumë afër realitetit. Por, qëllimi është që njerëzit të fillojnë të mendojnë se si do ta planifikojnë buxhetin e tyre në bazë të gjendjes së tyre financiare.
Ndaj, e thënë në një mënyrë më të thjeshtë dhe reale, njeriu do ta planifikojë buxhetin në bazë të të ardhurave që ka dhe jo gjithmonë ky buxhet mjafton për të përmbushur të gjitha nevojat dhe shpenzimet tona. Shpeshherë njerëzit, nuk arrijnë të jenë menaxhues të mirë të lekut dhe menaxhimi i parasë, përvec se stres është edhe një art më vete. Një buxhet i mirë kërkon disa llogaritje të sakta dhe ccfarë është më e rëndësishme, t’u japim prioritet nevojave kryesore.
Të pasurit në buxhet personal, do t’ju japë siguri, gjendje cash në xhepin tuaj dhe disa shpenzime të planifikuara mirë.
Por si do ta planifikoj një buxhet personal?
Pikë së pari ndani shpënzimet në një kategori të vetme të nevojshme.
Shpenzimet e nevojshme:
- Ushqim + produkte higjenike dhe sanitare.
Kur mendoni të bleni ushqimin për familjen tuaj,mendoni për ushqimet bazë dhe që konsumohen më shpesh.
- Drita + uje+internet+telefon
Këto shpenzime janë vitale për jetën tonë, prandaj kini gjithmonë buxhet për t’i përmbushur.
- Karburanti
Shumë prej nesh e përdorin makinen për të shkuar në punë,disa thjesht për një fundjavë, por makina juaj duhet të jetë gjithmonë e furnizuar me karburant.
- Veshmbathje-
Ju duhet të planifikoni në buxhet të tillë ku në çdo stinë të blini gjërat e domosdoshme.
- Një fond për argëtimin minimal të pasdites.( një kafe, një akullore, një aperitiv etj)
Pasi të keni planifikuar buxhetin për shpenzimet më të domosdoshme është shumë e rëndësishme që në fund të shpenzimeve tuaja t’ju mbetet diçka për të kursyer. Disa këshilla që t’i aplikoni në përditshmërinë tuaj:
- Në shpenzimet tuaja,mundohuni të kapni ofertat si dhe të përdorni kartat e klientit nëpër markete apo dyqane.
- Vaktet e ngrënies t’i merrni nga shtëpia.
- Evitoni blerjet emocionale, për gjëra që ju mendoni se ju duhen, por në fakt, nuk keni nevojë për to.
- Gjithmonë krijoni një fond mergjence, sado të vogël për t’i përdorur në raste urgjente (sëmundje, ditëlindje, dasma, etj)
- Një fond të posaçëm për të ndihmuar shpenzimet që do të bëni për makinën tuaj.
- Dhe çfarë është shumë e rëndësishme, një fond për pushimet tuaja, pasi të keni zgjedhur se ku do t’i kaloni,Shqipëria ofron vende mjaft të bukura me pak buxhet.
Mos hiqni dorë kurrë nga mundësia për t’i krijuar vetes një mirëqenie ekonomike, sado sfiduese të jetë gjendja financiare.