Dogana e Kosovës shënon rekord në mbledhjen e të hyrave, mbi 700 milionë

Dogana e Kosovës gjatë kqtij viti ka mbledhur për rreth 30 për qind më shumë të hyra se sa gjatë vitit të kaluar. Madje, sot është tejkaluar shuma prej 700 milionë eurove të hyra.

Kjo, sipas Doganës, paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave në vend.

Nga Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media, kanë thënë se ka pasur rritje të të hyrave për rreth 30 për qind nga viti i kaluar.

Reklama e sponzorizuar

“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milion euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milion””, thuhet në njoftimin e Doganës.