Prodhuesi më i vlefshëm i naftës në botë, Aramco nga Arabia Saudite, i ka konfirmuar televizionit BBC se të dhënat e saj kanë rrjedhur nga njëri prej kontraktorëve.
Dosjet raportohet se tani po përdoren si pjesë e një përpjekjeje për të zhvatur 50 milionë dollarë nga kompania, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Industria globale e naftës dhe gazit për një kohë të gjatë është kritikuar për mungesë të investimeve në sigurinë kibernetike.
Në maj të këtij viti, një naftësjellës në Shtetet e Bashkuara u godit nga një sulm kibernetik, duke shkaktuar pengesa të konsiderueshme në furnizim dhe panik te një pjesë e amerikanëve.
Agjencia Associated Press raportoi se një uebfaqe në rrjetin e zi të internetit, ku qasja është shumë e vështirë, është duke mbajtur 1 terabajt ose 1.000 gigabajt të të dhënave të kompanisë Aramco, duke bërë ofertë që të dhënat të fshihen në këmbim të 50 milionë dollarëve si shpërblim.
Kjo nuk është hera e parë që kompania saudite e naftës është cak i një sulmi kibernetik. Në vitin 2012, rrejti kompjuterik i kësaj kompanie ishte goditur nga i ashtuquajturi virusi Shamoon.