Grupi Punues në Ministri të Mjedisit ka hulumtuar për hidrocentralet, nga ky hulumtim dolën keqpërdorime e shkelje të ligjit.
Rrjedha e Lumëbardhit në Deçan nuk është përherë e tillë.
Për shkak të hidrocentraleve të cilat janë të ndërtuara matanë lumit, pakësohet edhe sasia e tij.
Por ky nuk është shqetësimi i vetëm që ka të bëj me hidrocentralet.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës formoi grupin punues me pjesëtarë nga ministria dhe shoqëria civile.
Në këtë raport shihet se në gjashtë pika në bazë të hulumtimeve e punës në terren janë treguar gjetjet dhe keqpërdorimet e hidrocentraleve në Kosovë.
Egzona Shala nga shoqëria civile ka qenë pjesë e grupit punues në kuadër të Ministrisë.
Ajo thotë se gjatë hulumtimit janë gjetur shkelje ligjore.
Shala thotë se rasti i kompanisë Kelkos ende mbetet një ndër më të rëndësishmit për t’u zgjidhur.
Keqpërdorimet me hidrocentrale janë temë që kanë marrë vëmendjen e gjithë shoqërisë civile kohëve të fundit.
Besnik Boletini, hulumtues nga organizata Çohu, thotë se institucionet duhet të kontrollojnë kompanitë si dhe vetë procedurat e fillimit të punës së hidrocentraleve.
T7 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mjedisit për raportin i cili u publikua jozyrtarisht, por të njëjtit nuk kthyen përgjigje gjatë ditës.