Rastet e mashtrimit përmes pagesave online, të cilat i vjedhin të dhënat e konsumatorëve mund të evitohen shumë lehtë.
Faqja “Mbrojtësit e Konsumatorëve” ka publikuar një udhëzues për këtë.
Para se të ndani të dhënat tuaja personale ose të jepni të dhënat e kartelës suaj bankare online, kontrolloni adresën elektronike.
Adresa gjithmonë duhet të fillojë me HTTPS.
Nëse adresa përmban vetëm HTTP atëherë pagesa nuk po bëhet përmes kanaleve të sigurta. /Buletini Ekonomik/