Kryetari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Kosovës i nevojitet biznesi i diasporës.
Ceka thotë se ky Kongres merret me sjelljen e investimeve amerikane në Kosovë.
“Kongresi merret me gërshetimin e politikave dhe sjelljen e kompanive të mëdha amerikane për investime në Kosovë. Kjo do të ishte një gëzim për ne, pasi që ne duhet ta thyejmë akullin që mos të merremi vetëm me politikë por të merremi edhe me biznes, pasi Kosovës i nevojitet biznesi, i nevojiten fabrikat dhe inovacione të reja”, tha Ceka.
Sipas tij, potenciali i Kosovës është i madh por se duhet të gërshetohen idetë ndërmjet rinisë dhe biznesit.
“Nëse flasim për investime individuale apo shqiptare do të ketë, mirëpo investimet më të mëdha do të janë kur të vjen shteti amerikan me kompanitë e tyre të mëdha, atëherë ne do të jemi edhe më të kënaqur, prandaj unë mendoj dhe besoj se do të ndodh. Kosova e ka një rini fantastike dhe shumë të mençur. Potenciali është fantastik dhe gërshetimi i këtyre ideve, me të rinjtë dhe me bizneset do të jetë i duhuri”, shton ai.
Në këtë intervistë, Ceka ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe takimet që kishte pasur në Kosovë dhe rajon.