Kategorizimi për zonat rurale pritet të rishikohet pas përplasje së banorëve me Komunën e Prishtinës

Përplasja e vazhdueshme e banorëve të fshatit të Prishtinës me zyrtarët Komunalë për shkak të mos lejimit të rindërtimit në pronat individuale ka bërë që autoritetet të lëvizin për ta rishikuar kategorizimin e zonave rurale.

Plani ekzistues Zhvillimor i Komunës, sipas disa banorëve, po ua vështirëson projektet që kanë për ta zhvilluar jetën në zonat ku vështirë të jepet e drejta për ndërtim.

Mbi 90 përqind e territorit të Komunës së Prishtinës është zonë rurale, ndërsa vetëm 9 përqind është urbane, sipas Genc Bashotës drejtor për Planifikim Strategjik.

Reklama e sponzorizuar

“Deri më tani me Planin në fuqi shumicës së banorëve në fshatra ju është pamundësuar rindërtimi.”, theksoi ai për magazinën televizive “Ju flet Prishtina”.

Me anë të diskutimeve për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Të Komunës, Bashota thotë se Komuna është e interesuar që në zonën rurale t’i përcaktoj kriteret ku banorëve do tu lejohet mundësia të ndërtojnë në bazë të kritereve të përcaktuar për rindërtim.

“Në fillim të shtatorit ne do ta përmbyllim procesin e hartës zonale dhe do ta vendosim atë në kuvend komunale për votim. Prandaj, i ftoj prishtinasit të vinë për të diskutuar dhe të prezantojnë ide dhe sugjerime që janë të pranueshme për të dyja palët.”, thotë Bashota./Ndërtimi.info/