Gjatë së enjtes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka njoftuar se, pas vlerësimeve profesionale dhe ekzekutive, kanë ardhur në përfundim se Gripi i Shpezëve në Kosovë është mposhtur.
Kështu edhe vendimi i AUVK-ut për ndalimin e lëvizjes së shpezëve është shfuqizuar.
Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i këtij institucioni Lamir Thaçi.
Thaçi tha se fermerët janë të lirë që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre, përfshirë edhe importimin.
“Ne si autoritet shtetëor kemi treguar nivel të lartë të profesionalizmit. Kemi treguar një përkushtim shumë të madh, sepse është një virus shumë i rrezikshëm. Dhe ne ia dolëm që për një afat shumë të shkurtër kohor, faktikisht nga dita e sotme, të jemi të lirë nga ky virus”, ka thënë ai në Klan.