Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të kryesuar nga deputeti Ferat Shala, është formuar Grupi i punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për kriptovaluta në Kosovë.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila u zgjodh kryesuese e kwtij grupi punues.
Ndërkohë, anëtare e këtij grupi u zgodh Jeta Statofci e cila tha se me anë të këtij ligji synohet të krijohet bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat në vend.
“Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e punës është edhe projektligji për kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit punues, i cili do të angazhohet në këtë projektligj. Propozoj që krahas edhe grupit formues, të ketë edhe angazhim të ekspertëve pasi që është fushë e re për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një baze ligjore sa më të përshtatshme edhe konform nevojave që identifikohen në treg”, vazhdoi tutje Statovci.