Kuvendi të mërkurën pritet të shqyrtoj Projektligjin për rishikimin e Buxhetit

Ditën e mërkurë, Kuvendi i Kosovës pritet do të mbajë seancën plenare.

Në këtë seancë, deputetët pritet të shqyrtojnë leximin e dytë të Projektligjit për rishikimin e Buxhetit për vitin 2021, përcjell Telegrafi.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Ditë më parë, me shumicë votash Kuvendi kishte miratuar në lexim të parë rishikimin e Buxhetit.

Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Po ashtu, është paraparë të bëhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare në formë kredie për mbulimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19, por që është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.