Mali i Zi ka paguar këstin e parë të kredisë prej 1 miliard dollarësh nga Kina ku kritikët patën paralajmëruar se kjo huamarrje mund të shkatërrojë ekonominë e vendit.
Ky vend ballkanik në vitin 2015 kishte marr një kredi prej 944 milionë eurove, si pjesë e një plani për të ndërtuar një autostradë nga Porti i Barit në veri deri në kufirin me Serbinë.
Ndërtimi i kësaj rruge ishte një nga disa projekte kineze në Ballkan që kanë ngritur shqetësime rreth qeverive që varen shumë nga fondet nga Pekini.
Ministri malazez i Financave, Milojko Spajiq tha se kësti i parë prej gati 32 milionë dollarësh i është paguar bankës kineze Export-Import, përcjell Telegrafi.
Aktualisht kjo autostradë është më të shtrenjtat në botë, gjë që kredia mbulon vetëm 41 kilometrat e parë, duke lënë 130 kilometra të tjerë ende për t’u ndërtuar.
Pjesa e parë ishte planifikuar të përfundoj në vitin 2019, por tani pritet të përfundon në nëntor të 2020-së.
Borxhi publik i vendit arriti në 97 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë më lart se kufiri i deklaruar i Bashkimit Evropian prej 60 për qind.
Kredia kineze në vetvete përfaqëson pothuajse një të pestën e PBB-së së vendit, dhënë si 4.9 miliardë euro.
Prania e Kinës në Ballkan duket e madhe dhe është rritur viteve të fundit. Kina ka investuar miliarda në rajon dhe ka rritur shqetësimet për varësi financiare nga Pekini – gjë që mund të komplikojë zgjerimin e BE-së drejt lindjes.
Si shumë vende në rajon, Mali i Zi gjithashtu ka lidhje të forta me Rusinë dhe i është drejtuar Kinës gjithnjë e më shumë, për investime dhe ndërtim të infrastrukturës.