Kapet në Dragash kamioni që barte mallra të kontrabanduara

Të hënën gjatë mesnatës, në rrugën “Zhur” të Dragashit, policia ka ndaluar një kamion me targa vendore, i cili dyshohet se kishte të ngarkuara mallra, për të cilat nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe transportin.

I dyshuari në kamion kishte pasur të ngarkuara mallra të importuara nga jashtë si: televizorë, rrobalarëse, shporet elektrik, frigorifer dhe një tepison, për të cilat nuk posedonte leje.

 

Reklama e sponzorizuar
Kamioni së bashku me mallra është dërguar për vlerësim në Administratën Tatimore të Kosovës. “Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.