Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një linje ndërkufitare të gazit natyror, me vlerë 100 milionë euro.
Maqedonia e Veriut do të kontribuojë rreth 54 milion euro të investimit të përgjithshëm, tha ajo në një njoftim për shtyp.
Linja e re do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të sigurojë furnizimin me gaz dhe likuiditetin në tregun e gazit, si dhe të sigurojë qasje në gazin natyror përmes Korridorit Jugor të Gazit.
Mijëra njerëz do të punësohen gjatë ndërtimit të interkonektorit që do të lidhë rrjetet e shpërndarjes së gazit të të dy vendeve, tha ministri grek i mjedisit dhe energjisë, Kostas Skrekas.
Kompania shtetërore e Maqedonisë së Veriut “National Energy Resources” (NER) dhe operatori grek i gazit DESFA pritet të nënshkruajnë një marrëveshje e cila do të garantojë ndërtimin e interkonektorit së shpejti.
Korridori Jugor i Gazit përfshin Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), Gazsjellësin e Kaukazit të Jugut (SCP) dhe Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Duke u lidhur me TANAP në kufirin e Greqisë me Turqinë, TAP shtrihet në të gjithë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në bregdetin e Italisë Jugore ku lidhet me rrjetin Italian të Gazit Natyror./Seenews//Monitor.al/