Ministria e Financave ndan miliona euro për infrastrukturë rrugore e hekurudhore

Nga buxheti i tërësishëm për investime kapitale, rreth 100 milionë euro janë të dedikuara për investime në projekte strategjike që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturë rrugore e hekurudhore, si dhe me investime në ruajtjen e ambientit, ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Me rishikim të buxhetit, do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për Ringjalljen Ekonomike të vendit, ka thënë ai, ku shtoi se do të ketë mbështetje për punësim, prodhim, e eksport.

“Do të ketë mbështetje edhe për familjen e për shërbimet publike. Për një rritje ekonomike që rritë edhe mirëqenien e qytetarëve!”, ka deklaruar ministri Murtati

Reklama e sponzorizuar