Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me rishikim të buxhetit do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për ringjalljen ekonomike të vendit.
Ai tha se me këtë do të ketë mbështetje për punësim, prodhim e eksport si dhe do të mbështeten familjet për shërbimet publike.
“Me rishikim të buxhetit, do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për Ringjalljen Ekonomike të vendit. Do të ketë mbështetje për punësim, prodhim, e eksport. Do të ketë mbështetje edhe për familjen e për shërbimet publike. Për një rritje ekonomike që rritë edhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ministri Murati.