Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se nesër do të organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, raporton Express.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, AKK’ja ka bërë me dije se hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë public do të bëhet Konform Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik
Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.
“Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit”, thuhet në njoftim.