Një turbinë baticore prej 680 tonësh e cilësuar si më e fuqishmja në botë ka filluar të prodhojë energji elektrike në brigjet verilindore të Skocisë.
Orbital O2 është ankoruar pranë Orkney dhe ka kapacitetin për të përmbushur kërkesën vjetore të energjisë elektrike të 2,000 shtëpive për 15 vitet e ardhshme.
U deshën rreth 15 vjet për Orbital Marine Power për t’u zhvilluar dhe 18 muaj për të ndërtuar turbinën e saj të parë komerciale.
Si gjeneron energji elektrike turbina baticore?
Orbital O2 funksionon si një mulli me erë nënujore me dy rotorët e turbinës të lidhur në këmbët e tij dhe të nxitur nga disa nga rrjedhat më të shpejta të baticës në botë.
Energjia e baticës gjenerohet nga lëvizja relative e Tokës, Diellit dhe Hënës, të cilat ndërveprojnë përmes forcave gravitacionale.
Edhe pse më e shtrenjtë për t’u zhvilluar është shumë më e parashikueshme se energjia e erës ose fuqia diellore.
Orbital O2 është i ankoruar në vend nga katër zinxhirë ankorimi që secili ka forcën për të ngritur mbi 50 autobusë dykatësh.
Energjia elektrike transferohet nga turbina përmes një kablli nënujor në rrjetin lokal të energjisë elektrike në tokë në Orkney.
Ajo ka kapacitetin për të përmbushur kërkesën vjetore të energjisë elektrike të 2,000 shtëpive për 15 vitet e ardhshme.
Superstruktura e turbinës 2MW, e cila noton në sipërfaqen e ujit, u nis në pozicionin e saj në maj dhe është e lidhur me rrjetin lokal të energjisë elektrike në tokë përmes një kabllo nënujore.
Ajo ankorohet në 35 metra në ujë dhe fillon të prodhojë energji të pastër kur batica hyn. Kur batica ndalet, fletët e saj rrotullohen dhe fillojnë të prodhojnë energji elektrike në drejtimin tjetër.
Shefi ekzekutiv i Orbital Andrew Scott tha: ”Ky është një moment historik i madh për O2 dhe unë do të doja të përgëzoja të gjithë ekipin në Orbital dhe zinxhirin tonë të furnizimit për ofrimin e këtij projekti pionier të energjisë së rinovueshme në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme.”
“Vizioni ynë është që ky projekt të jetë shkas për shfrytëzimin e burimeve të baticës në të gjithë botën për të luajtur një rol në trajtimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa krijon një sektor të ri industrial, me mbetje karboni të ulët.”
Kompania tha se zgjodhi të ankoronte turbinën në Fall of Warness sepse aty ndodhin disa nga rrymat më të forta të baticës në botë.
Është e lidhur me rrjetin lokal të energjisë elektrike dhe ‘do të ndihmojë në furnizimin me energji të komuniteteve të Orkney-t në mënyrë të pastër dhe të qëndrueshme nga ujërat që rrjedhin përtej ishujve të tyre”, tha Orbital.