Një startup mbledh 51 milionë euro për të revolucionuar sistemet bankare në Europë

Zhvillimi i platformës teknologjike dhe zgjerimi i aktiviteteve në nivel global dhe në Europë, me synimin për të qenë operativë në 95% të kontinentit brenda fundit të vitit.

Këto janë qëllimet kryesore të Yapily, fintech open banking e themeluar në 2017 nga Stefano Vaccino, e cila ka mbledhur 51 milionë dollarë. Me seli në Londër, ekipi i Yapily përbëhet nga 90 persona. Ky operacion u drejtua nga amerikania Sapphire Ventures, së bashku me investitorët aktualë Lakestar, HV Capital dhe Latitude.

Qëllimi është edhe përmirësimi i sistemit API (Application Programming Interface) në nivel lokal, duke rritur mundësitë e ofruara nga open banking, me përfitim për institucionet bankare, korporatat dhe fintech-s. Platforma lehtëson lidhjen mes kompanive dhe lejon aksesin te të dhënat financiare, duke u mundësuar përdoruesve shërbime të shpejta dhe të personalizuara.

Reklama e sponzorizuar

Kur bëhet fjalë për mbulimin, Yapily u ofron shërbimin më shumë se 1500 bankave në tetë vende. “Zotërojmë midis 90 dhe 99% mbulim në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë, Gjermani, Irlandë, Austri, Itali dhe Holandë” tha Vaccino (mund të shihni listën e plotë të bankave në këtë faqe). Sipas Vaccino, vetëm Tink ka një nivel mbulimi të ngjashëm në Europë.

Intuit, QuickBooks, GoCardless, American Express, Bux, Volt, Moneyfarm, MyFoglio, Cashinvoice, Mobysign e Vivid Money janë disa realitete inovative që përdorin teknologjinë API të Yapily, brenda produkteve dhe shërbimeve me synimin për të përmirësuar transaksionet e pagesave, kursimin e komisioneve dhe hyrjen në mënyrë të sigurt në të dhënat e llogarisë rrjedhëse, dhe transaksionet përkatëse (transaksioni, identifikimi i përdoruesit, portofolat dixhitale)

8% e pagesave ecommerce në mbarë botën, një treg i cili dominohet nga kartat e kreditit, është bërë nëpërmjet transfertave bankare në 2020, sipas Global Payments Report 2021 të Worldpay.

“Pagesat nga llogaria në llogari po rriten me një trend të qëndrueshëm në ecommerce dhe po bëhen një mënyrë gjithnjë e më e përhapur”. Megjithëse nuk është e pranishme në të gjithë vendet, Yapily mundëson sot aksesin në më shumë se 90% të llogarive bankare europiane dhe baza e klientëve është rritur 3.5 herë nga fillimi i pandemisë, e nxitur mbi të gjitha nga ecommerce.

CEO i Yapily, Stefano Vaccino

“Europa po udhëheq revolucionin e open finance, që do të çojë në zhvillimin e shërbimeve financiare dixhitale në fusha të ndryshme (të tilla si hipotekat, pensionet dhe sigurimet) të sipërmarrjeve dhe konsumatorëve që do të përfitojnë nga një akses gjithnjë e më i lehtë në të dhënat financiare dhe infrastrukturat e pagesave” – thotë CEO i startup, Vaccino.

“Me hyrjen në fuqi të rregullave të reja në të gjithë botën, ky është momenti i duhur për të forcuar planet tona të rritjes, duke u futur në tregjet e rregulluara dhe duke u mundësuar kompanive të krijojnë produkte dhe shërbime financiare më të mira dhe më gjithëpërfshirëse”.

“Një ndryshim thelbësor mes nesh dhe pjesës më të madhe të aktorëve është fokusi ynë tek infrastruktura” – tha themeluesi dhe CEO, Stefano Vaccino. Në ndryshim nga Tink apo TrueLayer, Yapily vepron në background. Ju nuk do të shihni kurrë një logo Yapilu askund dhe kompania nuk ofron ndërfaqe front-end.

Një tjetër dallim është që Yapily përqendrohet ekskluzivisht te ndërveprimet API. Për shkak të ndryshimeve të fundit rregullatore në Europë (PSD2), bankat tashmë duhet të ofrojnë API zyrtare për t’u integruar me shërbime të palëve të treta. Ndërkohë që disa ende nuk ofrojnë API, shumë prej tyre sot janë në përputhje me rregullat./Tech Crunch/ /Monitor.al/