Policia në aksion, vetëm mbrëmë i identifikon 12 automjete me regjistrim të skaduar në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm mbrëmë ka identifikuar 12 automjete me regjistrim të skaduar në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.

Në një njoftim për media, nga PK-ja kanë bërë të ditur se atyre u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.

“Vetëm gjatë natës së kaluar, zyrtarë policorë të kësaj njësie gjatë  kontrollit  në trafik kanë ndaluar dhe identifikuar 29 raste të kundërvajtjeve të ndryshme në trafik.

Reklama e sponzorizuar

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, ndër to janë identifikuar 12 automjete në qarkullim me regjistrim të skaduar me ç’ rast u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njësia e Reagimit të Shpejtë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, përveç angazhimeve operative në funksion të detyrave të veçanta gjithnjë po demonstron  gatishmëri për mbështetje të njësive dhe sektorëve të tjerë në nivel rajoni.

Në mbështetje dhe zbatim të planeve operative “Sezoni veror” 2021, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në vazhdimësi është duke operuar në mbështetje të stacioneve policore në nivel rajoni, ku rezultatet janë evidente si në fushën preventive po ashtu edhe në reagim.

Vetëm gjatë natës së kaluar, zyrtarë policorë të kësaj njësie gjatë  kontrollit  në trafik kanë ndaluar dhe identifikuar 29 raste të kundërvajtjeve të ndryshme në trafik.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, ndër to janë identifikuar 12 automjete në qarkullim me regjistrim të skaduar me ç’ rast u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.

Mbështetja e njësisë së NJRSH-së, po reflekton në parandalim dhe efikasitet  në angazhim të përgjithshmën për siguri në trafik dhe rendin publik.