Patrulla policore e Policisë Kufitare, më datë 27.07.2021 rreth orës 23:00, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar F.H (1991).
“Gjatë kontrollit të veturës është vërejturse në veturë kanë qenë pesëdhjetetre (53) palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. Ndërsa, malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.