Një konsorcium ndërkombëtar po planifikon që të ndërtojë qendrën më të madhe në botë të energjisë së rinovueshme, në jug të Australisë Perëndimore.
Qendra perëndimore e energjisë së rinovueshme do të ketë një shtrirje 15 mijë kilometrash dhe mund të prodhojë 50 gigawat energji.
Kur të përfundohet, qendra do të prodhojë 3.5 milionë ton hidrogjen me zero karbon, si për konsum të brendshëm, ashtu edhe për eksport.
Grupi pas propozimit, përfshirë ‘Intercontinental Energy’ dhe ‘CWP Global’ ka deklaruar se tregu i hidrogjenit parashikohet të vlejë 2.5 miliardë dollarë amerikanë deri në vitin 2050.
Grupi ka deklaruar se zona është e përshtatshme për energji diellore dhe ere, dhe projekti do të ketë impakt social dhe ekonomik të konsiderueshëm për zonën./Scan tv/