Puna është duke vijuar në ndërtimin e tunelit të Skarficës, përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë në Shqipëri. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore është planifikuar të shkurtojë për 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.
Kështu është njoftuar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Anilda Denaj, përmes një postimi në Twitter, të shtunën e 3 qershorit.
Tre ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) kishte informuar se gjysma e punimeve për ndërtimin e tunelit të Skarficës tashmë ka përfunduar, transmeton AP.
Sipas njoftimit të ARRSH-së, Tuneli i Skarficës në aksin Kardhiq-Delvinë, ka një gjatësi 1.3 kilometra. Gjithashtu, ai do të shoqërohet edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 metër, “duke përmbushur kështu të gjitha kushtet e sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau disa pamje nga ndërtimi i këtij tuneli që pritet të shkurtojë udhëtimin Tiranë- Sarandë për tri orë kohë.