Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare. Si ekportet ashtu edhe importet mes dy vendeve janë rritur këtë 6 mujor.
Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se në periudhën janar-qershor 2021, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë 17.2 miliardë lekë duke njohur një rritje me thuajse 7 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kohë kur tregtia ‘vuante’ edhe pasojat e masave parandaluese të pandemisë.
Sa i përket importeve, këtë 6 mujor ato ishin 5.1 miliardë lekë duke njohur rritje me 1.6 miliardë lekë në krahasim me njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndikimin më të madh në eksporte e kanë dhënë grupmallrat minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike dhe materiale ndërtimi e metale./Scan Tv/